ShowBiz

Reagon ish-reperi i njohur: Fitorja e LVV’së do ta ndryshojë frymën mendimit politik në Ballkan

Ish-reperi i njohur, Diamant Sinanaj, ka reaguar pas fitores së thellë të Lëvizjes vetëvendosje në këto zgjedhje, raporton Korrespodneti.

Ai ka thënë se kjo fitore do ta ndryshojë frymen e mendimit politik në Ballkan dhe me gjerë.

“Kjo fitore do të mirret shembull per ndryshime të rrënjësishme mentaliteti se populli më nuk do t’përdoret si vegël për të shuar egot personale, të kujtdo shteti dhe pushteti!”, ka thënë ish-reperi Sinanaj.

Reagimi i plotë i Diamant Sinanajt:

Fitorja e LVV-së do të ndryshojë frymen e mendimit politik në Ballkan dhe me gjerë.

Kjo fitore do të mirret shembull per ndryshime të rrënjësishme mentaliteti se populli më nuk do t’përdoret si vegël për të shuar egot personale, të kujtdo shteti dhe pushteti!

“ Shkelqimi dhe rënia e shokut Zylo do t’i pëcjellë brez pas brezi ata që nuk e kuptojnë shkelqimin si nocion dhe rënien si atribut. “

Kohe ideale për dorëheqje masive dhe rikuperime ndërpartiake për t’gjitha partitë opozitare!

Urime 🌹

Ish-reperi i njohur Diamant Sinanaj


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?