Puthje pasionante/ Kush është modelja që ia rrëmbeu zemrën Robert Berishës?
Që pas ndarjes nga Nora Istrefi, jeta private e Robert Berishës ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat sociale.
Roberti është përfolur shpeshherë për lidhje më vajzat e Showbizit, por këtë herë thashethemet nisën nga vet ai, përmes një videoje të posstuar në Instagram.
Ka qenë modelja italiane Maria Bove, e cila ka publikuar në llogarinë saj në Instagram disa video në krah të këngëtarit.
Ata shihen teksa darkojnë në një restorant dhe duket se janë të lumtur me njëri-tjetrin. Por pas një video ku tregojnë se janë bashkë, modelja italiane ka treguar se ka shkëmbyer dhe një puthje pasionante me Robert Berishën.
Maria Bova në të gjitha postimet e saj ka etiketuar dhe këngëtarin, duke shoqëruar videon ku puthen me një zemër.
Ende asnjë prej të dyve nuk ka reaguar, por duket se Roberti dhe Maria mund të jenë çifti më i ri në showbiz.