Publikohen pamje të reja të Loredanës dhe Mozzikut, duke udhëtuar drejt Prishtinës!

Loredana Zefi dhe Mozzik janë fotografuar në aeroport ditën e sotme, dy ditë pasi ajo u arrestua nga policia e Zvicrës për mashtrimin e bërë ndaj një çifti zviceran, shkruan GazetaBlic.
Arsyeja e ardhjes në Kosovë të çiftit ende nuk dihen, por ajo që dihet është se Prishtina është destinacioni i tyre.
Edhe përkundër se reperja është duke u hetuar për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim, të paqarta janë arsyet për largim nga vendi.
Të mërkurën, zëdhënësi i prokurorit të Luzernit, Simon Kopp, tha: “Nuk ekziston rreziku i ikjes”.
Ndërkohë avokati i saj nuk di asgjë rreth vendndodhjes së tanishme.
Në historinë që ka bërë bujë, Loredana Zefi u paraqit si një avokate, e quajtur Anna Landmann – vajza e e paligjshme e avokatit të njohur të Cyrihut, Valentin Landmann./GazetaBlic
20min.ch