ShowBiz

Prezantuesja e njohur shqiptare konfirmon lidhjen e dashurise me Fisnik Sylën

Një muaj më parë, u raportua nga prive për lidhjen e re të Fisnik Sylës, pas ndarjes nga Fjolla Morina.

Ai ka nisur romancë me prezantuesen shqiptare, Ester Bylyku.

Në sinkron me prezantusen nga Shqipëria Ester Bylyku, Fisniku pati publikuar postime në Instagram që ndërlidhen me ato të Bylykut.

Të dy kanë ndarë sekuenca me këngën “A t’ka marrë malli” të reperit Stresi.

Fisniku pyeste: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.

E duket se tiranasja i ka hequr dilemat.

E pyetur nga ndjekësit ajo e ka pranuar lidhjen.

Mes tjerash për ta konfirmuar atë, përgjigjen e ka shoqëruar me foto ku qartazi vërehet Fisniku.