ShowBiz

Politikën, Covid-19, estradën apo korrupsionin, kë do ta zhdukte Yllka Kuqi

E ftuara e parë, të dielen, në 8a8 me Adelina Ismailin në ATV ishte këngëtarja, Yllka Kuqi.

E këtë herë atë e kemi parë krejt ndryshe, duke treguar detaje nga jeta e saj që nga koha e fëmijërisë, shkruan ATV.

Gjatë emisionit Yllka përballet me një sfidë, ku me një shkop të bejsbollit duhet të vendos të zhduk një nga katër kutitë e vendosura në studio. Secila nga këto kuti kishte një mbishkrim, Politika, Covid-19, Estrada dhe Korrupsioni.

Yllka godet kutinë me mbishkrimin korrupsioni, duke e cilësuar si e vetmja gjë që nuk na duhet.

Sa i përket Covid-19, Kuqi është shprehur se është dashur të bëhet pjesë e jetës tonë në mënyrë që të vlerësojmë më shumë jetën dhe ato që kemi. /ATV

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë: