ShowBiz

Poeti kërçovar sulmon ashpër Çun Lajçin: Paska ardhë ky lypësar, ama kanë ikur mërgimtarët

Aktori dhe poeti kosovar, Çun Lajçi gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ndodhet në Shkup, ku ka qëndruar në sheshin e këtij qyteti, për të shitur disa nga librat e tij.

Qëndrimi i Çun Lajçit në Shkup ka nxitur reagimin e poetit nga Kërçova, Adem Xheladini, i cili e ka rënduar me fjalë aktorin kosovar, shkruan lajmi.net.

“Paska ardhur në Kërçovë Çun Lypsari (mjerani)! Ama mërgimtarët i paskan ikur… (Nuk paska kë të mashtrojë si herën tjetër kur mori 1000 euro të thata nga Gara petrol) dhe ca “cikërrima euro” nga Komuna e Kërçovës (se nuk donin të turpërohen duke e parë “artistin me sharki në krah që shet “libra”)”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Paska ardhur në Kërçovë Çun Lypsari (mjerani)! Ama mërgimtarët i paskan ikur… (Nuk paska kë të mashtrojë si herën tjetër kur mori 1000 euro të thata nga Gara petrol) dhe ca “cikërrima euro” nga Komuna e Kërçovës (se nuk donin të turpërohen duke e parë “artistin me sharki në krah që shet “libra”).

Madje ky “intelektuali patriot opozitar” i rruajti ca mjete edhe nga Ministria e Kulturës e Qeverisë së Severna Makedonijas).

Ta njoftojmë këtë “artistin kombëtar” endacak se ka mundur të marrë pjesë në Panairin e Librit në Tiranë, por siç duket nuk ia var njeri andej (këtij mashtruesi përfitues klandestin)!

PS.

Një mëkat paska bërë mërgata që s’ e paska pritur që ky t’ua fusë duart nëpër xhepa!

Herën tjetër kur të vini ani se i bëni “haber” këtij Çun Mjeranit, se lekët i duhen shumë se duhet ta bleje IPhone-in në version të fundit, (me shumë kamera) për ta promovuar surratin e tij të mbrapshtë!…

(dhe të mos harrojmë se qenka bërë “lajm i rëndësishëm” për tv21mk dhe tetovasot! Bravo ju qoftë për këtë informatë të “dorës së parë”).


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje