ShowBiz

Përmisohet gjendja shëndetësore e Ilahistit shqiptar

Ilahisti i njohur shqiptar, Deniz Allajabeg pësoi një aksident të rëndë para dy nete në Reçan, derisa gjendja e tij ishte e rëndë derisa po trajtohet në spitalin e Shkupit.

Lajmi i madh vjen këtë mbrëmje se gjendja e Denizit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, kështu bëjnë të ditur shokët dhe familjarët e këngëtarit përmes postimeve në rrjetet sociale, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë Allajabeg, duke bërë thirrje për lutje dhe për sadaka, shkruan Korrespodenti.

Deniz Allajabeg iu nënshtura një operacioni në ditën e sotme, pas një gjendje të rënduar që pati, por që operimi kaloi me sukses dhe gjendja e tij është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë, njoftojnë shokët e Ilahistit.

“Operacioni paska qenē i suksesshëm elhamdulilah.
Tani shpresojmë qē ta marrē veten sa më shpejtē e më fuqishëm.
Ju faleminderit perzemersisht per cdo kontribut.
Zoti ju ruajttë nga cdo e keqe.”
, ky është postimi i Hoxhës nga Prizreni, Osman Bekteshi, duke konfirmuar se gjendja e Allajabeg është e mirë.

Kujtojmë se gjatë gjithë kohës, Korrespodenti është munduar të ju mbajë të informuar në kohë për gjendjen shëndetësore të këngëtarit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?