ShowBiz

Përkeqsohet gjendja e ilahistit të njohur shqiptar

Ilahisti i njohur Deniz Allajbeg ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti mes dy veturash para dy nete, në Reçan.

Për aksidentin shkruan shumë këngëtarë dhe shokë të ilahistit, duke treguar gjendjen e Denizit, dhe duke bërë thirrje për lutje, shkruan Korrespodenti.

Gjendja e ilahistit Allajbeg mbrëmë ishte relativisht e mirë, njoftuan shokët e tij, por sot një postim nga një mik i tij thuhet se gjendja është përkeqësuar përsëri, dhe duke bërë thirrje për lutje, dhe mundësisht sadaka.

“Vëllezër dhe motra gjindemi në spitalin e ku gjindet vëllau ynë Deniz Allajbeg e gjendja e vëllaut tonë Deniz Allajbegut përsëri është përkeqësuar, familjarët dhe ne kërkojm vetëm të bëni dua, kush të ka mundësi të jep edhe sadaka për të.

O Zoti i njerëzve! Largoja këtë sëmundje dhe shëroje. Me të vërtetë Ti je Shëruesi. Nuk ka shërim përveç shërimit Tënd. Shërim që në nuk lë asnjë sëmundje pas”, ky është postimi i fundit i shokut të ilahistit Allajbeg. /Korrespodenti/



SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?