ShowBiz

Përdorimi i tepruar i ‘photoshop’-it, e bën Kylie Jenner duket si kukull!

Motrat e famshme Kardashian-Jenner janë vazhdimisht në kërkim të dukjes perfekte dhe këtë mundohen ta bëjnë me çdo kusht.

Krahas ndërhyrjeve të shumta plastike, përdormi i ‘photoshop-it’ është edhe një tjetër alternativ të cilin ato e kanë ‘pikë të dobët’, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë u vu re edhe tek vajza më e vogël e familjes, Kylie Jenner e cila paralajmëroj projektin e saj të fundit me markën Balmain.

Në fotografin që 22 vjeçarja publikoj në ‘Instagram‘ dukej qartë përdorimi i photoshop derisa fytyra e saj dukej tërësisht plastike.

Kardashian-Jenner shpesh herë janë akuzuar për këtë, por ato asnjëherë nuk kanë komentuar këto akuza duke vazhduar ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndryshe, Kylie paralajmëroj se nesër del në shitje produkti më i ri nga ‘Kylie Cosmetics’ në bashkëpunim me Balmain./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?