ShowBiz

Pas suksesit me “Miss Kosova 2022” dhe “Miss Illyria 2022”, producenti Sherif Pacolli paralajmëron edhe dy evente bukurie për muajin tetor

Pas suksesit me “Miss Kosova 2022” dhe “Miss Illyria 2022”, spektakle këto që erdhën pas një pause disa vjeçare, producenti i “Lens Produktion” Sherif Pacolli paralajmëron edhe dy spektakle bukurie për sivjet, “Miss Globi’ dhe “Queen of The world”, të cilat do të mbahen në muajin tetor, raporton Korrespodenti.

Producenti i “Lens Produktion”, Sherif Pacolli

Pacolli tregon se është duke punuar intenzivisht në organizimin e këtyre dy eventeve, por është duke i kushtuar rëndësi të veçant edhe eventit të “Miss World 2022”, që do të mbahet më 22 tetor në Venezuelë, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.

Eventet “Miss Kosova 2022” dhe “Miss Illyria 2022”, u mbajtën më 2 korrik 2022 në Prishtinë, ku kurorën e “Miss Kosova 2022” e mori Valza Rama, ndërsa atë të “Miss Illyria 2022”, Meridona Qallakaj dhe “Miss Bum Bum”, Leolisa Kamaj.

“Miss Kosova 2022” , Valza Rama
“Miss Illyria 2022”, Meridona Qallakaj
“Miss Bum Bum”, Leolisa Kamaj.

Në këto evente pati një konkurrencë të fortë, ku konkurruan vajza nga vendi dhe rajoni, të cilat i dhanë publikut një shfaqje të mrekullueshme me sfilatat e tyre.

Eventet “Miss Globi’ dhe “Queen of The world”, sipas producentit të “Lens Produktion” Sherif Pacolli, pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, ku pos një numri të konsiderueshëm të vajzave pjesëmarrëse, do të ketë një befasi të tjera për publikun. /Korrespodenti

Foto: Producenti Sherfif Pacilli, “Miss Kosova 2022”, Miss Illyria 2022”, “Miss Fotogjenia” dhe moderatorja e RTK’së, Laura Krasniqi