ShowBiz

Pas skandalit të Loredanës, flet Mozzik: S’osht e vërtetë Vlla!

Prangosja i Loredana Zefit nga policia e Luzernit të Zvicrës, sot ka bërë bujë në gjithë mediat rozë, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja Zefi, u pragnos nën dyshimin se ka përvetësuar mjete financiare duke e mashtruar një familje në Zvicër.Burime te afërta me çiftin Gramos Aliu (Mozzik) dhe Loredana kanë deklaruar se e gjithë ngjarja është një trillim dhe se nuk ka asnjë te vërtetë nga ajo që është raportuar në media.

Mozzik, i ka dalë në mbështetje partneres së tij duke hedhur poshtë akuzat që rendojnë mbi të.Më poshtë gjeni pamje nga komunikimi i “Mozzik” me të afërmit e tij, bisedë të cilën ka arritur të sigurojë “Gazeta Blic”.

Në anën tjetër edhe kunati i reperes Zefi, Getoar Aliu, ka reaguar pas lajmit se ajo është prangosur nën akuzën par mashtrim e zhvatje parash nën kërcënim dhe lajthitje.

“Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh folet, ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me u dh**. S’keni faj se asi shifra keni parë vec në kalkulator e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”, ka shkruar Getinjo në “Instagram”.Ndryshe, për të shmangur komunikim me audiencën Loredana, ka bllokuar komentet në rrjetin social ‘Instagram‘.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?