ShowBiz

Pas shumë kohësh, Noizy dhe Stresi bëhen bashkë në një tavolinë

Thuajse i gjithë publiku shqiptar ka qenë në dijeni për rivalitetin ndër vite të reperëve Noizy dhe Stresi.

Dy reperët e famshëm nga Shqipëria të cilët dikur nuk i kursenin as “diss”-at për njëri-tjetrin, duket se viteve të fundit kanë bërë paqe.

Madje të premten, ata janë gjendur bashkë pranë njëri-tjetrit në të njëjtën tavolinë.

Ka qenë rap-artisti Kozak69, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet nën shoqërinë e dy reperëve që dikur ishin rivalë.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Koazk69 në mbishkrimin e fotografisë së përbashkët me reperët, emrat e vërtetë të të cilëve janë Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Rigels Rajku (Noizy).

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të tij të shumtë, të cilët e kanë komplimentuar për faktin që arriti t’i bëjë bashkë pas kohësh në një tavolinë reperët në fjalë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?