ShowBiz

Pas ndarjes me Feron, Arbenita me deklaratë të papritur

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër emrat më të lakuar në media që prej bërjes publike të lidhjes së saj me reperin Fero.

Si “Tom dhe Xherri”, telenovela e tyre e dashurisë na vjen herë me ndarje e herë me ribashkime, por duket se gjërat s’janë aq mirë së fundmi mes çiftit.

U bë kohë që Arbenita dhe Fero s’ndiqen në Instagram, madje ky i fundit e ka çaktivizuar llogarinë e tij pa lajmëruar më parë fansat që janë bërë merak për të.

Nga ana tjetër, modelja bukuroshe nuk i kursen thumbat në rrjete sociale të cilat nëse nuk i ka me reperin, s’dimë me kë i ka tjetër.