ShowBiz

Pas mbajtjes së maturës në Ulqin, Labi: Maturantë dilni edhe ju për të drejtat e juaja, do të këndoj falas në të gjitha maturat në Kosovë

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ditën e djeshme ka bërë thirrje për protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Kjo për shkak se sipas MSH-së, dasmat dhe mbrëmjet muzikore nuk janë te lejuara të mbahen akoma si pasojë e COVID-19.

Labi, i cili po shijon disa ditë në Ulqin, së fundmi publikoi një video në Instagram ku tregoi se maturantët atje janë duke e festuar maturën, teksa inkurajoi të rinjët në Kosovë të dalin dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre.

Në mesin e shumë gjërave, këngëtari shqiptar premton se do të këndojë falas në të gjitha maturat në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Labit:

“Ju lutem uroni dhe shikoni të rinjët e Ulqinit duke festuar maturën. Maturantë të dashur, dilni edhe ju për të drejtat e juaja dhe shijojeni maturën se nuk është luftë, së paku në parkun e qytetit dhe jam në gjendje në të gjitha maturat në Kosovë të këndojë pa para, sikurse në disa matura që kam kënduar pa para.

Kërkoni për jetën e juaj se askush nuk po ju mbron nga ligësitë e atyre që shesin kokainë nëpër shkollat e juaja. Rininë tonë vetëm se janë duke e shkatërruar se perspektivë zero. Nuk ka virus së paku te ne.

U gëzova kur pash maturantët sot në Ulqin duke festuar dhe për një moment më dulen lotët, për shkak se edhe djali im dhe gjenerata e tij , shokë e shoqe nuk po e festojnë maturën si unë në kohen e luftës që nuk e festova me shokë!

Zoti ju bekoftë por mbi të gjitha do jem zëri juaj dhe i çdo qenie njerëzore në vendin tone pa dallime partiake. Labi-FKSH”.

View this post on Instagram

Maturantë të dashur, dilni edhe ju për të drejtat e juaja dhe shijojeni maturën se nuk është luftë, së paku në parkun e qytetit dhe jam gjendje krejt MATURAT NË KOSOVË ME KENDUA PA PARE, sikurse në disa matura qe kam kenduar pa para. Kërkoni për jetën e juj se askush spo ju mbron nga ligesit e atyre që shesin KOKAINË nēpêr shkollat e juaja. Rininë tonë vetem janë ka e shkatrrojnë se prespektiv zero. Nuk ka VIRUS SPAKU TE NE. U gëzova kur pash maturantët sot në Ulqin duke festuar dhe per një moment më dulen lotët, pershkak se edhe djali im dhe gjenerata e tij , shokë e shoqe nuk po e festojnë maturën si unë në kohen e luftes që nuk e festova me shokë! Zoti ju bekoftë por mbi te gjitha do jem ZANI JUAJ DHE I ÇDO QENIE NJEREZORE NE VENDIN TONË PA DALLIME PARTIAKE!! Labi-FKSH. Shperndaje ora 11:00 e HĒNË protesta në Prishtinë.

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on

Ndërkohë, Tahiri bëri të ditur se sot kthehet në Kosovë pasi nesër do jetë i pranishëm në protestë. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19