ShowBiz

Pas hoxhës edhe një deputeti të VV’së i del punë me ‘Big Brother’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është shprehur i brengosur për siç ka thënë kahjen edukative të gjeneratave. Ai ka thënë se nuk po arrin ta kuptojë shumëfishin e shikuesve “Big Brother”. Ndërsa me këtë ‘reality show’ i kishte dalë punë edhe një hoxhe

Ai ka thënë se nuk po arrin ta kuptojë shumëfishin e shikuesve të emisioneve “Big Brother”, duke pirë duhan dhe veprime të tjera, në krahasim me shikuesit e emisioneve shkencore.

“Nuk po arrij ta kuptoj shumfishin e shikueseve te emisioneve ” big brother” dhe shum emisioneve si keto, duke pire duhan, e veprime te ngjajshme…, ne krahasim me shikuesit e emisioneve shkencore, qe trajtojne energjine dhe problemet te jetes. Kam brengosje per kahjen edukative te brezave!”, ka shkruar ai.

E problem me “Big Brother VIP” i kishte dalë problem edhe, Hoxhë Labinot Maliqit, i cili kishte thënë përveç që është haram që të shikohet, distancimi prej saj është obligim.

I njohur për një deklaratë të ngjashme edhe për emisionin “Për’puthen”, ka deklaruar se çfarëdo formati televiziv që ta humb kohën, është haram.

“Çdo gjë që nuk i kontribuon moralit, edukimit dhe zhvillimit, emancipimit, nuk janë të mirëpritura për t’u shikuar. Çdo emision që ta humbë kohën, edhe nëse nuk ka imoralitet në të, edhe nëse nuk ka çoroditje në të, fjalë të ndyta – por që mjafton që ta humbë ty kohën, është haram,” – është shprehur ai