ShowBiz

Pamjet që nuk u transmetuan për publikun, produksioni fton një psikoterapiste pas situatës së rënduar në Big Brother Albania

Të premten e kaluar, Fifi menjëherë pas spektaklit është ndjerë keq, dhe është dashur të intervenojnë mjekët për të stabilizuar gjendjen e këngëtares.

Përmes një komunikimi zyrtar, Arbana Osmani ka bërë të ditur se pamjet e asaj nate nuk u dhanë në asnjë moment për publikun, shkruan Reporteri.net.

Këngëtarja ka falenderuar Arbanën që i sollën dhe psikologun atë natë për ta qetësuar e të cilët më pas konstatuan se Fifi mund të vazhdojë lojën.

E gjithë ngjarja ndodhi pasi Graniti i tha Fifit se e sheh thjesht si shoqe e motër, por jo diçka më shumë.

Theksojmë se sonte në spektakël, pikërisht për këtë gjë, produksioni kanë ftuar edhe një psiko-terapiste.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?