ShowBiz

“Pajtesa” si nuse duket mahnitëse

Aktorja e njohur kosovare, Fiona Gllavica muajt e fundit ishte mjaft e pranishme në mediat rozë, që nga festa e beqarisë, martesa dhe muaji i mjaltit. Sikurse pjesa tjetër e artistëve, edhe Fiona apo “Pajtesa” nga seriali “Çka ka shpija” në secilin hap të jetës publikoi imazhe për fansat e saj të shumtë në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv E një gjë të tillë aktorja vazhdon ta bëjë edhe sot në rrjete sociale, ku publikon pamje të shumta nga përditshmëria e saj. Sot, për 65 mijë e 200 ndjekësit e saj në instagram, aktorja postoi disa imazhe të bukur, në të cilat shihet e rregulluar si nuse. Me flokë të rregulluara bukur dhe grim që i shkon për fytyre, Fiona duket mahnitëse në imazhet e fundit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?