ShowBiz

‘Nusja e Drenicës’ kërkon që Kosova dhe Rusia t’i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore

Ariana Lirey nga Rusia, është e dashura e reperit të njohur kosovar, Don Xhon.

Takimi i parë i çiftit ndodhi në Dubai ku edhe zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Ariana përmes një postimi në rrjetin e saj Insatgram, ka shkruar se Rusia, çdo konflikt mund ta zgjidh në mënyrë paqësore, duke mos përjashtuar edhe raportet mes Rusisë dhe shqiptarëve.

‘Unë mendoj se çdo person mbron të drejtat dhe vendin e tij. Por duke pasur parasysh situatën në vend, urrejtja është marrëzi. Rusia konsiderohet si vendi më i madh në botë. Çdo konflikt politik zgjidhet në mënyrë paqësore, jo me luftëra. Kjo është arsyeja pse ne mund të lëvizim në botë pa asnjë ndalim qarkullimi. Qoftë Shqipëria apo Serbia. Unë nuk e konsideroj këtë temë për të diskutuar pikëpamjet e mia për jetën. Rusia luftoi me Gjermaninë për 4 vite. Ne e fituam këtë luftë, por çdo gjerman është i mirëpritur në vendin tonë. Qielli i qetë mbi kokën tuaj duhet të jetë çdo kund. Kjo është gjithçka që doja të them’, shkroi ajo në Instastory.

Kujtojmë se modelja ruse ditë më parë bëri të ditur se ka filluar të mësoj gjuhën shqipe.

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik “Don Xhoni”, është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje