ShowBiz

Nuk do ta besoni cili është emri i vërtetë i Vali Corleones

Ndoshta keni menduar se është një mafioz qe i ka krijuar paratë ne mënyre jo të ndershme, por e vërteta është ndryshe. Prince Vali Corleone që kohë më parë deshi t’i largojë familjarët nga shtëpia, pasurinë e ka falë tyre…

Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan. Jetën luksoze e bën falë biznesit familjar dhe është i mbrojtur nga rojat private.

Princ Vali Corleone më herët u raportua se ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Ai pati thënë se po ndiqet nga shërbimi sekret italiane pasi që dyshohet se Princi është në krye të një mafie globale.

I ashtu quajturi Prince Valentino Corleone, kohëve të fundit ka filluar të merret edhe me TikTok. Ai në videot live në këtë rrjet social, shfaq jetën e tij luksoze, ku disa herë u shfaq edhe duke numruar qindra mijëra para, ndërsa për shumë pak ditë ka grumbulluar rreth 150 mijë ndjekës.

Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani.

Por, lidhur me këto lajme ka reaguar “PrincValentino Corleone” i cili ka dërguar në “Express Rozë” dokumentin e identifikimit (pasaportën), ku shihet se emri i tij është PrincValentino dhe mbiemeri Corleone.

Së fundmi, Vali është kthyer edhe në një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetin social “TikTok”.