ShowBiz

Nora Istrefi sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

25 marsi është datë e veçantë për këngëtaren.

Artistja shqiptare ka vite që është pjesë e skenës muzikore e cila iu ka qëndruar besnik fansave dhe publikut me projekte të shumta muzikor qysh se nga debutimi i saj në muzikë.

Nora Istrefi, përveç projekteve muzikore arrin shpesh të marr vëmendje edhe me dukjen e saj e cila qëndron në super-formë, e këtë e tregon me paraqitjet në publik dhe fotosesionet e shumta që poston në rrjete sociale.

Ndërkohë, ajo sot mbush plot 35 vite teksa mori edhe urime nga miqtë dhe fansat për ditëlindjen ku disa prej tyre i ka ndarë në storien e saj në Instagram.

Theksojmë se, sa i përket jetës saj private Nora ka një vajzë me këngëtarin Robert Berisha nga martesa e tyre 13 vjeçare ku të njëjtit i dhanë edhe fund duke e bërë publike ndarjen në vitin 2019.

Ndryshe, nëna e një fëmijë vazhdon të jetë e pëlqyer në publik pothuajse për çdo lëvizje arrin të bëhet pjesë e mediave rozë.

Rikujtojmë se, menjëherë pas ndarjes së saj me Robert Berishën qarkulluan disa thashetheme se është në lidhje me një avokat kosovar duke mos u bërë publik emri i tij.

Megjithatë, Nora ka qëndruar e heshtur sa i përket këtyre informacioneve duke mos i komentuar dhe ende nuk dihet për jetën e saj private se a ka nisur ndonjë romancë të re dashurie.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?