ShowBiz

Nora Istrefi në darkë me zyrtarin e AAK’së

Javët e fundit një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë ishte këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, pas ndarjes me bashkëshortin e saj, këngëtarin e mirënjohur, Robert Berisha.

Ndarjen e tyre e ka bërë të ditur Roberti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Por, nga ana e Norës nuk pati ndonjë reagim, madje ajo pak ditë pasi që është bërë publike ndarja shkoi në pushime në Turqi me vajzën Reneen dhe nënën e saj.

Pushimet për 33-vjeçaren kanë përfunduar dhe ajo është kthyer në Prishtinë.

Pas përfundimit të pushimve ajo po merr pjesë në një darkë ku i pranishëm është edhe zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri duke cakërruar gotat me këngëtaren.

Përveç Besnikut në këtë darkë është duke marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur, Jehona Sopi dhe një pjesë e shoqërisë tjetër e Norës.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19