ShowBiz

Nexhmije Pagarusha i bashkon Shyhreten dhe Shkurten

Mbrëmë është mbajtur koncert për 86-vjetorin e lindjes së Nexhmije Pagarushës.

Ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha dje ka festuar ditëlindjen 86-të.

Me rastin e ditëlindjes së saj, artistët nga mbarë trevat shqiptare shprehen urimet për të.

Për 86-vjetorin e lindjes së ikonës së muzikës shqiptare, mbrëmë u mbajt një koncert, në të cilin emra të njohur të skenës sollën tingujt nga këngët më të njohura të repertorit të Nexhmies.

Në mesin e tyre ishin edhe Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli, kjo e fundit bashkë me Learta Jakupin dhe promovuan projektin e tyre dedikuar të madhes, Nexhmije Pagarushes.

Gjatë promovimit të këngës së tyre, e ulur në sallës qëndronte Shkurte Fejza, teksa bashkë me të pranishmit tjerë dëgjonin vargjet e thurrura për Nexhmien të kënduara nga Shyhretja dhe Learta.

LEXO EDHE:  Blero më i dashuruar se kurrë, ky është urimi special për të dashurën e re që sot ka ditëlindjen

https://youtu.be/M_9K7uKNN-s

Koncerti për 86 vjetorin e Nexhmije Pagarushes u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e përkrahur nga Komuna e Prishtinës Veprimtaria muzikore e Nexhmie Pagarushës 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga Rifat Kukaj. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer. Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit”, kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. /21Media

LEXO EDHE:  Kjo është këngëtarja që ra në depresion, akuzon këngëtarët e njohur që e sollën në atë gjendje