ShowBiz

Nervozohet Arta Nitaj për masat e reja: Që dy vjet n’fitnes kurr nuk mora virus

Masat e reja për pandeminë kanë hyrë në fuqi qysh se nga sot.

Këto masa përfshijnë orën policore gjithashtu edhe orarin e shkurtër të gastronomisë, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se në kuadër të masave të reja, Qeveria ka vendosur t’i mbyllë palestrat gjë e cila e ka nervozuar Arta Nitajn.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, ajo ka shfaqur hapur pakënaqësinë e saj për mbylljen e fitneseve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?