ShowBiz

Adriana Matoshi shtatzënë? Reagon për herë të parë deputetja

Deputetja kosovare, Adriana Matoshi është përfolur gjatë për marrëdhënien e saj të dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Madje së fundmi ndjekësit saj kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Aludimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.

“Si shtatzënë po dukesh!”, nisën të komentonin ndjekësit e saj, ndërsa disa media shkruan menjëherë se aktorja është në pritje të ëmbël.

Adriana ka vendosur t’i kthejë përgjigje thashethemeve.

Ajo shpërndau në Instagram një postim të mjekut të saj ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediet janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?