ShowBiz

Ndërron jetë njeriu që zbuloi talentin e Shkurte Fejzës e Shyhrete Behlulit

Sot ka ndërruar jetë arsimtari, Ibrahim Hamiti.

Ai ishte një nga mësuesit e dy bilbilave të këngës popullore, Shkurte Fejzës e Shyhrete Behlulit, përcjellë Indeksonline.

Të dy këngëtaret përmes shkrimeve në rrjete sociale, kanë shprehur ngushëllimet e tyre, teksa kanë treguar se pikërisht ai qe një nga zbuluesit dhe shtytësit më të mëdhenj për arritjet që ato kanë bërë në karrierën artistike muzikore.

” Pusho në paqe Mësuesi meritor Ibrahim Hamiti.Do të kujtojmë përherë si njeriu që tërë jetën ishe i lidhur shpirtërisht dhe profesionalisht me artin muzikor, me këngën e pastër shqipe. Mungesën Tënde e ndjejme me dhembje por puna dhe vepra e jote do të jetoj në pafundësi.
Ngushëllime Familjes dhe miqëve”, ka shkruar Shkurte Fejza.

Ndërsa Shyhrete Behluli e ka postuar një Instastory me një mbishkrim./Indeksonline/