ShowBiz

Naim Abazi: Mozzik nisi karrierën e tij në Odeon me këngë të vjedhur

Në emisionin Mirage, Naim Abazi ka bërë zgjedhjet e tij.

Ai i pyetur se kë zgjedh midis këngëtarëve të ndryshëm shqiptarë, ai nuk hezitonte që të zgjidhte dhe të jepte arsye.

Një ndër pyetjet ishte se: Kë zgjedh – Mozzik apo Getinjo?

Naim Abazi zgjodhi Mozzikun dhe tregoi arsyen.

“Mozziku më ka shkruar në facebook që të paraqitet në Odeon, dhe i kam thënë po patjetër, un i hap derën çdonjërit. Pastaj e kam pyetur ku e ke marrë këngën dhe më ka thënë që e ka vjedhë nga YouTube. I kam thënë si e ke vjedhur, ai më është përgjigjur se të gjithë ashtu bëjnë”, ishte përgjigja e Naim Abazit./ Insajderi.com


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?