Motrat Mustafa me nostalgji kujtojnë koncertin humanitar në Kukës në vitin 1999
Këngëtaret e njohura të estradës shqiptare, Sahide dhe Safete Mustafa, të njohura për publikun si motrat Mustafa, kanë publikuar një pjesë të shkurtër të videos të koncertit të madh që kishin mbajtur në Kukës më 1999, raporton Korrespodenti.
“Kukesi qyteti i shpreses, ku hapi dyert për shumë refugjatë. Një pjesë e shkeputur nga koncerti humanitar i mbajtur në Kukës bashkë me motren Elenë, ku dhe ne ishim refugjatë. Faleminderit familjes Guri per mbështetjen, ngrohtësinë, dashurinë e pafund që na dhanë. Kto momente nuk do t’i harrojmë kurrë”, kanë shkruar në faqën e tyre në facebook. /Korrespodenti
Pjesë nga koncerti humanitar publikuar në youtube: