ShowBiz

“Mos u qyrravit se je burrë, na ke jashtë”, çka i tha Fifi Donaldit në vesh

Fifi ka hyrë mbrëmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

Edhe pse ardhja e saj ishte një surprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot emocione.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat. Teksa lojtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit që po e përqafonte.

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, kur Fifi dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qyrravit se je burrë!”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?