ShowBiz

Momente intime në vaskë, djali i ish-futbollistit të famshëm publikon foto me partneren

Një ditë më parë, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u dukën më të dashuruar se kurrë teksa festuan përvjetorin e tyre të parë të lidhjes.

Djali i David dhe Victoria Beckham-it ndezi rrjetin teksa ndau me fansat dy fotografi nga vaska, ku shfaqej duke u puthur me partneren e tij. E sigurisht që fotot i shoqëroi edhe me një dedikim romantik:

“Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë”.

Vetëm para pak muajsh, Brooklyn zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren e njohur. Madje çifti i ri ka nisur edhe planifikimet për martesë, e cila do të jetë padyshim madhështore.

Mediat e huaja shkruajnë se Brooklyn dhe Nicola duket se e kanë shtyrë dasmën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Duke qenë se në dasma tani lejohen vetëm 15 të ftuar, duket se kjo ka qenë një nga arsyet pse kanë vendosur ta shtyjnë celebrimin e tyre.

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse duan që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut. Sipas burimeve pranë çiftit, Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij, Romeo e Cruz të jenë shoqëruesit e tij. Ish-futbollisti i famshëm, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.