Moderatorja e njohur largohet nga RTK
Moderatorja e njohur kosovare, Nora Fejza ka njoftuar largimin nga programi “Pasdite” në RTK. Përmes një njoftimi në Facebook Nora ka thënë se koncepti i emisionit ishte arsyeja që ka shtyrë atë të larohet nga moderimi.
“Une me dëshirën time jam largu nga programi ‘Pasdite’ ne RTK për shkak t’konceptit t’emisionit, meqë nuk isha autore e këtij emisioni, si moderatore vendosa te largohem pas 29 emisioneve. Për krejt juve qe m’keni shkrujt vazhdimisht faleminderit për dashnin qe ma dhatë për punën time” shkruan Nora në njoftim.