ShowBiz

Modelja e njohur e plagos të dashurin

Një modele “Instagram”-i ka plagosur me thikë të dashurin e saj në kuzhinën e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në Midtown të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku policia shprehet se e gjitha ndodhi pas një zënke.

Autoritetet vendase kanë raportuar se modelja e faqes për të rritur “OnlyFans”, Genie Exum, e cila kohët e fundit nxori gjoksin para një oficeri të policisë në Nju Jork, plagosi me thikë të dashurin e saj në krah dhe në kurriz. Gjithashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite në apartamentin e saj në Avenue 10 në Manhattan.

Fatmirësisht i dashuri i modeles ka marrë plagë të lehta dhe gëzon shëndet të mirë. Si rrjedhojë gjykata vendosi masa kufizuese për modelen 22-vjeçare, që do të thotë se ajo duhet të qëndrojë larg të dashurit të saj, pasi ndryshe do penalizohet nga policia.

Meidat e huaja shkruajnë se disa orë pas vendimit të gjykatës, modelja, e cila kishte vizituar kohët e fundit Mykonos, postoi një fotografi provokuese, duke marrë një seri komentesh nga ndjekësit e saj.