Miley Cyrus “shashtriset” që do të këndojë sonte në Gërmi
Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, është ngjitur në skenën e festivalit Sunny Hill, në parkun e Germisë.
Artistja e cila arriti mbrëmë në Kosovë, po bën prova për performancën elektrizuese të cilën do ta dhuroj sonte në mesin e mijëra njerëzve.
Ajo postoi një video duke kënduar me anë të cilës tha se ndihet e bekuar që është pjesë e këtij festivali dhe në përshkrimin e saj në Instagram me miliona ndjekës, përmendi edhe Kosovën.