ShowBiz

Milaim Zeka i del në mbrojtje Morena Tarakut: Fajet i ka ai bali i Gjermanisë që ia dhuroi për sadaka!

Policia e Kosovës sot e ka konfiskuar veturën luksoze “Bentley” e paraqitur për zhdoganim nga këngëtarja Morena Taraku. Vetura është konfiskuar pas dyshimeve se është e vjedhur.

Sot, ndërkaq u raportua se kjo veturë dyshohet se i ishte dhënë modeles me kushtin që ta reklamonte kompaninë e tij për dhjetë vjet në Instagramin e saj.

Vetura e tipit “Bentley” cila ka vlerë rreth 250 mijë euro që ka hyrë në Kosovë përmes këngëtares, Morena Taraku, u konfiskua sot nga policia. Policia ka konfirmuar se kjo veturë ishte në kërkim ndërkombëtar dhe se e njëjta është në procedurë të verifikimit nga ana e Policisë së Kosovës.

Skandali mbi veturën “Bentley” u bë publik kur këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re duke i ikur pagesës së akzicës doganore.

E në mbrojtje të Tarakut ka dalë ish deputeti, Milaim Zeka, shkruan Ballkani.info.

Reagimi i plotë i Milaim Zekës (pa ndërhyrje):

Per urtesine e kalit dhe Morena Tarakun

Kur kam flluar te punoje si gazetar ne RTV e Suedise, pata thene qe kurr nuk do t ‘ ia meshoje nje njeriu te rrezuar. Kete veti e kisha trasheguar nga kali im ne femijeri, i cili kurr nek me shkelte sahere qe rrezohesha perpara kembeve te tije.

Po e shohe se te gjithe ju kane gju ne shpine Morenes. Ajo nuk eshte aspak fajtore, me perjashtim te deklarimit. Edhe kete gjynah e ka bere sipas ndonje bali ne Gjermani, i cili i ka thene se “çelesat e para po ja fute”! Ai bali qe ja ka shite makinen, ose ja ka dhuru sadak, ja ka fute vetes, askujte tjeter.

Ne interesin e publikut eshte me dite se prone e kujte ishte makina, dhe kush ia kishte “shitur” Morenes…!