ShowBiz

Meda: Do ta agjëroj Ramazanin nëse e ka ba Zoti kismet

Këngëtari Mehedin Përgjeqaj-Meda ka qenë njëri ndër emrat e estradës që vitet e kaluara e ka agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.



Meqenëse jemi afër këtij muaji, këngëtari ka treguar nëse e ka ndërmend të agjëroj edhe sivjet.

“Nëse e ka bo Zoti emër po se po, po kismet”, ishte përgjigja e Medës për Prive.

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë me 6 maj të këtij viti derisa besimtarët do të agjërojnë 28 ditë.