ShowBiz

“Më nxirrni që këtu”, një zarf i zi mbërrin për Donaldin në “Big Brother VIP” pas shkrimit të tij në xham

Donaldi po kalon një periudhë të vështirë dhe gjendja e tij psikologjike është e rënduar.

Gjatë spektaklit të së premtes ai u ballafaqua me opinionistët dhe videot e Borës që duket se e kanë tronditur paksa.

Për më tepër ditën e shtunë dikush shkoi në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke bërtitur: “O donald, o maskara!”

Pas kësaj situate, aktori shkroi në një nga xhamat e shtëpisë “Më nxirrni që këtu!”.

Kjo bëri xhiron e rrjetit dhe u interpretua si kërkesë për të dalë nga shtëpia.

Pas kësaj, në shtëpinë e “Big Brother” ka mbërritur një zarf i zi për aktorin ku shkruhet se këto situata nuk duhet të përsëriten më pasi në të kundërt do dënohet.

Vlen të theksohet se pasi shkroi “Më nxirrni që këtu!”, ai shkroi: “Ose jo,jo!”, duke bërë kështu një lojë që u interpretua në mënyra të ndryshme jashtë. Prandaj, ka ardhur edhe ky paralajmërim nga “Vëllai i Madh”.