ShowBiz

“Me nanë e babë e rob”, Ermali tregon si reagon në trafik të ngarkuar

Ermal Fejzullahu ka treguar se si reagon kur has në tollovi në trafik

Këngëtari Ermal Fejzullahu njihet për batutat e tij dhe humorin që e karakterizon.
Ai ka treguar se si reagon kur përballet me trafik të ngarkuar.

Në lojën “Po, jo, ndoshta”, në “Shiko kush luan”, Ermali është pyetur se sa shan në trafik.

Mes shumë pyetjeve të përgatitura, dy nga pyetjet e kësaj loje ishin: “A shan shumë në trafik?” dhe “Si shan?”

“Gjithë, ton jetën, me nanë e me babë e me rob e me krejt”, është përgjigjur Ermali.