ShowBiz

“Më kërcënuan me vdekje, u mbylla në shtëpi”, rrëfehet ish konkurrentja e Përputhen

Xhevana Ndoj është njëra nga ish konkurrentet e emisionit Për’puthen.

Eksperienca e saj në emisionin e dashurisë përfundoi shumë shpejt dhe jo mirë.

Së fundmi e ftuar në emisionin “Expulse”, Xhevana ka treguar në detaje arsyet e largimit si dhe sherrin me Endrin.

Ajo e ritheksoi edhe njëherë përplasjen që kishte me Endrin për fjalën ‘gay’ që ia kishte adresuar atij dhe jo pa të drejtë sepse ai kishte thënë se është më i bukur se gocat aty.

Kjo ka bërë Anën që pastaj të aludojë se mund të jetë ‘gay’ meqë vajzat nuk i pëlqyen.

Tutje ajo ka treguar se pas kësaj në instagramin e saj pranoi edhe mesazhe kërcënuese duke e detyrur të mbyllej në shtëpi për javë të tëra duke kaluar kështu në fazë depresioni.

Ndër të tjera Xhevana ka pranuar se është në lidhje romantike.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje