ShowBiz

Me fashë në këmbë: Publikohet fotografia e Vali Corleones

Personazhi i njohur kosovar, Vali Corleone të enjten është gjuajtur me pistoletë.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media e pastaj lajmin e konfirmoi edhe vet Vali, shkruan lajmi.net.

E dyshuar për plagosjen është e dashura e tij, Anita Syla.

Policia në raport ka thënë se i njëjti është gjuajtur në orën 04:00 të mëngjesit.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

E dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është gjuajtur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa Lajmi.net ka siguruar pamje të Valentino Corleone pas lirimit të tij nga spitali.

Në këtë fotografi ai shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë. /Lajmi.net/