ShowBiz

Mbrëmë foli për ish gruan e tij, a e puthi Stresi, Gresa Hotin në buzë?

Pas përfundimit të spektaklit të natës Prime së Big Brother VIP Kosova, ka ndodhur edhe një ngjarje totalisht e paprecedentë. Në fakt, në oborrin e shtëpisë u këndua edhe një herë kënga e ditëlindjes kushtuar nënës së Stresit, dhe ndërsa të gjithë vazhduan ta mbështesin rep artistin, ai me – apo – pa dashje, ka shkëmbyer me Gresën një gjysmëputhje.

Ju mbetet juve ta gjykoni nëse ishte puthje e vërtetë, gjysmëputhje ose puthje e rastësishme. Dyshja nuk kursyen as përqafimet. Akoma nuk dihet nëse mes tyre ka lindur diçka e re, sidomos pas natës së sotme, ku Stresi u shpreh shumë i penduar për tradhtinë ndaj ish gruas së tij, Keisi Medinit.

Video e momenteve pas Prime 2 të BBVK, më poshtë: