ShowBiz

Mbi 800 vajza nga Kosova, në garë për tu bërë pjesë e ‘Gecjan fashion Group’

Per 13 vite me radhë ‘Gecjan Fashion Group’ vazhdon të jetë lider i organizimeve më të mëdha të spektakleve te modes dhe bukurisë në vend dhe rajon.

Sukseset e shumta që modelet e ‘Gecjan Fashion Group’, kanë në shumë vende të botës, kanë bërë që interesimin për tu qenë pjese e këtij agjencioni të modes të jetë i jashtëzakonshëm, shkruan AlbanienShow.

Në një konkurs të hapur për modele kanë aplikuat rreth 870 vajza nga Kosova, te cilat ëndërrojnë të jenë pjese e spektakleve të modes në vend dhe Botë.

Organizimi i spektakleve te shumta që ‘GFG’, me producenti Ilir Geci-n, bëjnë në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Turqi etj kanë bërë që femrat e bukura Shqiptare të shohin këtë agjencion të modes, si të vetmen adresë që ato të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e botës se spektakleve të modes dhe bukurisë.

Vlen të theksohet që në evenimentin e fundit “Miss Shqiptarja në Botë” të realizuar nga Producenti Ilir Geci në Tiranë, u ndanë për vajzat fituese mbi 30 mijë euro para shpërblime dhe dhurata, përfshirë edhe 15 mijë euro bursa studimi për vajzat në Kolegjin me te madh në rajon AAB. Shifër kjo e pa parë ndonjëherë në asnjë spektakël të modes dhe bukurisë deri me tani.

Me poshtë po i bejmë publike vetëm disa foto nga grupi i parë i vajzave qe kanë aplikuar per eventet e radhës në ‘Gecjan Fashion Group’. /AlbanienShow


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?