ShowBiz

Lejimi i dasmave, vjen reagimi i Labinot Tahirit

Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, i është gëzuar lajmit për vendimin e lejimit të dasmave që nga data 1 korrik.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka uruar dasmorët duke thënë se kur bën mirë gjen mirë.

Ai po ashtu falënderoi edhe të gjithë ata që iu bashkëngjiten protestës së organizuar nga ai e sidomos kolegun e tij, Afrim Muçiqin, i cili sipas Tahirit ishte shumë i angazhuar.

Në këtë postim, Labi bën të ditur se kanë filluar ndërtimin e shtëpisë së veteranit të UÇK-së në Drenas, duke thënë se vazhdojmë me aksione humanitare.

Qeveria e kaluar të cilën e udhëhoqi Albin Kurti, pati marrë vendim që të ndalohet mbajtja e dasmave si pasojë e pandemisë së COVID-19.

LEXO EDHE:  “Ju kam premtuar se nuk do t’ju mungoj gjatë”, Blerona Zeqiri nis rrugëtimin e saj të ri në ATV

Labinot Tahiri ishte i zëshëm nga fillimi duke e kundërshtuar këtë vendim pasi që sipas tij koronavirusi nuk ekziston, por është vetëm një gënjeshtër.

Ai madje edhe në protestën e mbajtur ditë më parë, deklaroi se nuk beson që ka virus madje tha se marr përgjegjësi që të mbaj burg 10 vite në rast se dikush infektohet nga ajo protestë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dasmat sërish në vazhdimsi!

Urime dasmorë!

Kur bën mirë , gjen mirë!

Respekte për të gjithë juve dhe Zoti na ndihmoftë të gjithêve.

Pasi sêrish u lejuan dasmat apo mbrëmjet rinore e familjare u jam mirënjohës atyre që protestuan me ne dhe kolegut tim Afrim Muqiqin që ka qenë shumë i angazhuar!

LEXO EDHE:  Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e Tupacut

Po ashtu falenderim për ministrin Zemaj, për zv kryeministrin Besnik Tahirin dhe të tjerë!

Hapja fillon me datë 01.07.2020

BINGOOOOOO

VAZHDOJMË ME DONACIONE

SOT VEQ FILLUAM NDERTIMIN PËR VETERANIN E UÇK-SË NË DRENAS.

Labi-FKSH