ShowBiz

Lajmërohet Fero pas lajmit për shtatzëninë e Arbenitës

Babai i ardhshëm ka bërë një paraqitje së fundmi në rrjete sociale.

Mbrëmjen e kaluar modelja e njohur Arbenita Ismajli tashmë edhe bashkëshortja e reperit të njohur Fero, dha një lajm mjaft emocionues, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka konfirmuar pritjen e ëmbël, duke shkruar: “Jam shtatzënë”.

Modelja ka publikuar për herë të parë edhe foto me barkun e rrumbullakosur, teksa shihet e veshur me një bluzë të thjeshtë dhe pantallona.

Ndërsa menjëherë pas lajmit, Fero ka postuar disa video në Instastory duke dëgjuar dhe kënduar këngë të ndryshme në prani të shoqërisë dhe dukej tejet i lumtur.

Reperi dhe Arbenita para disa ditësh dhanë lajmin se ata tashmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, prej ku edhe dolën pamjet e Arbenitës me barkun e fryrë./Lajmi.net/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?