ShowBiz

Labit nuk i pritet deri në liberalizim: Shkurton mjekrën dhe flokët për këngën e re

Deputeti i Kuvendit që vazhdon të këndojë, Labinot Tahiri ka thyer premtimin e tij se nuk do t’i heq flokët dhe as mjekrën deri në liberalizimin e vizave.



Një premtim të tillë Labi e kishte bërë në janar të këtij viti, por që në video-klipin e fundit shihet qartë se ai ka shkurtuar mjekrën.

Labi kishte thënë përmes një postimi në instagram se nuk do t’i shkurtojë flokët e as mjekrën deri në liberalizimin e vizave.

Vizat nuk janë liberalizuar për kosovarët, por Labi duket se ka rregulluar mjekrën për video-klipin e ri.


https://youtu.be/KV2EgOsVg1E