ShowBiz

Labi për COVID-19: Mos pranoni vaksinën në trupin tuaj sepse të merr mali

Labi vazhdon të jetë i bindur se COVID-19 është gënjeshtër.

Labinot Tahiri këto ditë ka qenë shumë i ‘zhurmshëm’ me deklaratat lidhur me pandeminë COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ai vazhdimisht ka këmbëngulur se pandemia nuk ekziston, madje thotë se ai kishte kontakt me shumë persona gjatë këtyre muajve, por asgjë nuk e ka gjetur.

Së fundi, ai ndau me ndjekësit një video, ndërsa bën thirrje që të mos pranojë askush të vaksinohet.

“E po nuk jam i vetmi që mendoj! E dyta ju lus që her do kurë mos pranoni vaksinën në trupin tuaj sepse te merr mali….. para kohës.

Ju duaaaa sa vetën”, shkruan Labi.

Për ndryshe, këngëtari ditë më parë protestoi para objektit të Qeverisë bashkë me kolegët dhe pronarët e restoranteve për të kërkuar lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19