ShowBiz

Ky ishte reagimi i parë nga Keisi pas fitores së Stresit në BBVK

Reperi i njohur, Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Në këtë rrugëtim të gjatë prej 103 ditësh izolimi në shtëpinë e famshme, reperi nga Shqipëria ka shfaqur edhe një anë tjetër, të panjohur deri më tani nga publiku dhe fansat e tij.

Ai u përfshinë në shumë debate, krijoi shumë situata pa lënë anash edhe rrëfimet nga jeta e tij private dhe martesa me ish-partneren Keisin. Në shumë raste rap-artisi u shpreh i penduar për përfundim e marrëdhënies me të madje edhe kërkoi ribashkim në të ardhmen. Keisi në anën tjetër ndonëse qëndroi larg vëmendje ajo më në fundi kishte bërë një reagim duke i dërguar atij në video-mesazh ku edhe ia shprehte përkrahjen për të fituar BBVK.

LEXO EDHE:  10 mijë euro nga Bekim Balaj për rrobat e Luiz Ejllit, “shpërthen” i ati i futbollistit: Jepjani fukarait, jo këtij që e rreh gruaja

Ndërkaq, menjëherë pas shpalljes fitues të Stresit, ish-partnerja e tij bëri një tjetër reagim tha se ishte krenare dhe e lumtur për të. “Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, krenare dhe e lumtur për ty”, ka shkruar Keisi.