ShowBiz

Kush tha se Tuna nuk i ka mirë raportet me vjehërr? Kjo foto dëshmon gjithçka

Tuna iu jep fund thashethemeve!

Ditëve të fundit “zhurmë” të madhe në showbizin shqiptar shkaktoi raporti brenda anëtarëve të familjes së Robert dhe Patris Berishës. U komentuan deklaratat e Roberit për këngëtaren Tuna e cila njëkohësisht është edhe kunata e tij.

Po ashtu u komentuan edhe raportet ndërmjet Tunës dhe vjehrrës së saj për të cilat u tha se nuk janë aq të mira. Megjithatë të gjitha këto “u hodhën në ujë” nga një postim që Tuna bëri sot në Instagram.

Ajo ka publikuar fotografinë e nënës së Robertit dhe Patrisit, vjehrrës së saj bashkë me të birin Tianin. Në fotografi duket edhe dadoja filipineze e Tianit.

“Grandmom Vibes”, është mbishkrimi që ka lënë në fotografi Tuna./21Media


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje