ShowBiz

Kroatët të zemëruar me koncertin e Rita Orës

Qyteti i Zarës në Kroaci dhe as bashkësia e saj turistike nuk shohin absolutisht kurrfarë problemi në atë që kanë humbur mbi 100 mijë euro me organizimin e koncertit të këngëtares shqiptare Rita Ora dhe nuk shohin as problem edhe me atë që merren me organizimin e koncerteve në vend që të merren me infrastrukturën komunale, çerdhet e fëmijëve dhe gjëra të ngjashme në interes të të gjithë qytetarëve, transmeton Zeri.info.

Kështu mendojnë shumica e kroatëve, të cilët nuk janë aspak të lumtur që qyteti nuk ka arritur të mbuloj shpenzimet për organizimin e këtij koncerti dhe humbjet janë kaq të mëdha. Kryetari i Zarës ka premtuar se këto humbje do t’i mbuloj me pro-faturat e qytetit dhe asgjë askujt.

Mirëpo, mediat thonë se po qe se një humbje të tillë do ta bënin në një firmë private, ata do të largoheshin menjëherë nga puna, ndërsa po të humbnin paratë e veta, ata do të bënin vetëvrasje, por me para të veta me siguri se nuk do të organizonin koncerte që sipas tyre nuk kanë kurrfarë interesi.

Mediat, shoqëritë civile dhe vetë qytetarët, thonë se zyrtarët komunalë, por edhe ata të nivelit të lartë, harxhojnë me të madhe paratë që vilen nga tatimet ndaj qytetarëve dhe atë në projekte të cilat nuk i sjellin kurrfarë dobie për komunitetin, siç ishte rasti i Rita Orës.

Por zyrtarët e këtij qyteti thonë se një koncerti i tillë i një këngëtareje me famë botërore, është një reklamë shumë e mirë jo vetëm për qytetin e Zarës, në të cilin jetojnë shumë shqiptarë, por edhe për shtetin kroat në përgjithësi, prandaj edhe organizimet e tilla ia vlejnë, edhe nëse duhet paguar shuma të mëdha parash./ZERI


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?