ShowBiz

Korab Shaqiri bëhët Doktor Shkence

Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, ka fituar gradën shkencore si doktor i kompozimit në Universitetin “Kirili & Metodij” në Shkup .

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti , përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Shaqiri i është gëzuar këtij suksesi, teksa nuk ka hezituar t’i tregojë ndjekësve në Instagram edhe temat me të cilat e ka fituar këtë titull.

Ai gjithashtu ka falënderuar mentorin e tij, Stojan Stojkov, për mësimet dhe këshillat që ia ka dhënë gjatë viteve të studimeve.

View this post on Instagram

Të dashur miq! Dje me datë 18 shtator 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit” me dy tema: “I miri i motrës”, kantatë për mezosopran, kor dhe orkestër A3; si dhe “Ndikimi i muzikës tradicionale në opusin e kompozitorit bashkëkohor kosovar Valton Beqiri”. Falënderoj përzemërsisht mentorin tim akademikun Stojan Stojkov, për mësimet dhe këshillat tepër të vyera gjatë viteve studimore! Për ju zgjodha një tablo të shkurtër muzikore nga kantata “I miri i motrës” dhe disa foto nga familja ime dhe miqt e mi, ndërsa komplet veprën, mund ta gjeni në: YOUTUBE: "Sister's beloved brother" – Cantata for mezzosoprano choir & orchestra – Korab Shaqiri

A post shared by Dr.sc. Korab Shaqiri D.M.A. (@korabshaqiri) on


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?