ShowBiz

Konkurrenti i “Për’puthen” përfundon në polici

Endri Misku është një nga konkurrentët që bëri bujë të madhe me hyrjen e tij në “Për’puthen”.

Por, së fundmi, ai ka renë pre e një kurthi nga ish konkurrentet e këtij emisioni, shkruan Indeksonline.

Ai akuzoi Aden dhe Tolen të cilat sipas tij, me datë 30 dhjetor i kanë ngritur kurth me dy shokët e tyre.

Kjo kishte ndodhur pasi ato e çuan në një lokal pa njerëz në Durrës dhe se shokët e tyre po e provokonin gjatë gjithë kohës.

Endri e rrëfeu këtë histori në ‘Youtube’ duke shtuar se gjatë përleshjes të dy djemtë kanë marrë zinxhirin prej floriri të cilin ia kishte dhuruar mamaja.

Ai e mbyll rrëfimin duke thënë se ka screenshot-e, biseda të inçizuara dhe se do të shkoj në polici.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje