ShowBiz

Konkurrentët, ditët e transmetimit, këto janë detajet të “Big Brother Vip Albania”

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët, shkruan Express Rozë.

Së fundmi, Osmani përmes një pyetësori në rrjetin social “Instagram”, i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me “Big Brother Albania VIP” i cili tani po rikthehet në një format të ri pas ndërprerjes 4-vjeçare.

Ndryshe nga vitet e kaluara që spektakli i “BBA” shfaqej vetëm të shtunave, këtë vit do të shfaqet në dy mbrëmje kishte bërë të ditur gazetari, Eraldo Rexho në një intervistë për T7, teksa kishte zbuluar që spektakli do të filloj në muajin tetor.

Moderatorja e këtij reality-show zbuloi detaje të reja lidhur me sezonin e ri. Arbana përmes përgjigjeve në rrjetin social “Instagram” tregoi se ditëve të martën dhe të premten do të jenë “Live Shoë” dhe që do të jenë dy opinionist. Ndërsa ngjashëm me vitet e kaluara “Big Brother” do të shfaqet 24 orë ‘Live’ në dy kanale televizive enkas për reality-show, ndërsa përmbledhja ditore në “Big Brother FanClub” dhe disa momente të përzgjedhura në platformën “Youtube”.

Kujtojmë se para disa kohësh, Express Roze ka publikuar pamje nga shtëpia e re që në tetor do mbushet me banorë të njohur nga jeta e showbizit, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Deri më tani në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm si konkurrent në “Big Brother VIP”.

Por, sipas burimeve për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije disa nga emrat e konkurrenteve: Sheila Haxhijaj, Alberije Hadergjonaj dhe Ema Andrea.

Gjithashtu në media rozë janë përfolur si banorë të mundshëm edhe Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Semi Jaupaj, Valbona Mema, Hygerta Sako, Xhemi Shehu, Vesel Kurtishaj, Blerta Veseli e Robert Berisha.

Blerta Veseli, Xhemi Shehu, Ema Andrea, Hygerta Sako, Shemi Jaupaj, Alberije Hadergjonaj, Valbona Mema, Vesel Kurtishaj
Ndryshe, Riselda Sejdija e ka konfirmuar në njëfarë mënyre pjesëmarrjen në këtë reality-show përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?